Sali Berisha pranon se ka lobuar për të hyrë në SHBA, ç’po ndodh me dosjen në SPAK me pagesat marramendëse të…

Sali Berisha pranon se ka lobuar për të hyrë në SHBA, ç’po ndodh me dosjen në SPAK me pagesat marramendëse të…

Më 19 maj të 2021-shit, sekretari i atëhershëm i shtetit Antony Blinken e shpalli “non grata” Sali Berishën, bazuar në një dosje me prova për përfshirjen e tij në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen. 5 vite më pas, Berisha ka mundësinë të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një vendim që do të shënjonte një fitore të rëndësishme për të, duke qenë se prej shpalljes “non-grata”, selia e PD-së ishte zonë e ndaluar për të gjithë zyrtarët e rëndësishëm amerikane që kanë vizituar Shqipërinë. Kjo ishte një pasojë e pashkruar e shpalljes “non-grata” të Berishës për veprimet e tij korruptive. Nga 2021-shi zyrtarët e kanë...