Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj: Ja e vetmja gjë që i vlerësoj!
Ish-deputeti socialist Piro Lutaj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ka komentuar statusin “non grata” të kreut të PD-së, Sali Berishës. Sipas Lutajt, çështja nuk përbën shqetësim politik, pasi ai beson se Berisha është gjykuar tashmë nga vetë qytetarët shqiptarë. Socialisti shtoi se nuk sheh ndonjë prapavijë politike në diskutimet e fundit për heqjen e statusit “non grata” të Berishës. Pjesë nga biseda: Borakaj: Gjatë kësaj kohe është folur për një heqje non-grata të Sali Berishës. Piro Lutaj: Dua ta them jo si politikan, por do ta them nga vetja ime. Sali Berisha është non-grata i shpallur nga vetë shqiptarët, jo nga të huajt. Kështu që nuk përbën ndonjë shqetësim për ardhmërinë e mazhorancës së sotme ose për qeverisjen e sotme....
Burimi:
vizionplus.tv