Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus
Ministrja e Shëndetësisë, Prof. Evis Sala, në një intervistë për median gjermane, ka ndarë vizionin e saj për transformimin e sistemit shëndetësor shqiptar, duke theksuar se reformat e suksesshme ndërtohen mbi prioritete të qarta, fokus dhe zbatim të qëndrueshëm, e jo mbi premtime të shumta. Duke folur për përvojën e saj pas rikthimit në Shqipëri pas 29 vitesh, Prof. Sala u shpreh se objektivi fillestar ishte rishikimi i të gjithë sistemit shëndetësor, bazuar në eksperiencën e fituar në zbatimin e reformave dhe të inteligjencës artificiale në vende të ndryshme të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ajo theksoi se transformimi i një sistemi nuk mund të realizohet menjëherë, por kërkon analizë të kujdesshme, përcaktim prioritetesh dhe zbatim hap pas hapi. Sipas Ministres, prioritetet kryesore...
Burimi:
javanews.al