Saga 10-vjeçare me “Bankers”, Malaj: Shteti fitoi betejën juridike, ka nisur vjelja e detyrimeve
Shteti shqiptar ka përmbyllur me sukses një nga proceset më të gjata dhe më të rëndësishme juridike në fushën e hidrokarbureve, duke siguruar të drejtën për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania”. Gjatë një interpelance të zhvilluar sot në Kuvend, Ministri i Financave, Petrit Malaj, paraqiti një analizë të hollësishme faktike dhe kronologjike të ecurisë së kësaj çështjeje, duke vënë theksin te mbrojtja e interesit publik dhe legjitimitetit të institucioneve shqiptare. Në qendër të mosmarrëveshjes, e cila ka zgjatur më shumë se një dekadë, ishte pagesa e akcizës për disa produkte energjetike (holluesi/diluenti) të përdorura në proceset e nxjerrjes së naftës bruto në vendburimin e Patos-Marinzës. Një dekadë përballje në gjykata Historiku i marrëdhënies daton që nga qershori i vitit 2004,...
Burimi:
javanews.al