Sadushi: Drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por përgjegjësi e përbashkët!

Sadushi: Drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por përgjegjësi e përbashkët!

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Sokol Sadushi, ish-gjyqtar kushtetues dhe profesor i së drejtës, mbajti një ligjëratë të hapur në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës, me temë “Shteti i së drejtës si kulturë publike: përgjegjësia e institucioneve dhe e shoqërisë”. Në fjalën e tij, Kryetari Sadushi theksoi se shteti i së drejtës nuk është vetëm çështje gjykatash, ligjesh, procedurash apo reformash, por një kulturë publike që ndërtohet nga institucionet dhe shoqëria. Ai nënvizoi se drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por përgjegjësi e përbashkët që kërkon politikë të vetëpërmbajtur, media të përgjegjshme, shoqëri të pjekur, universitet që kultivon dije dhe një gjyqësor që dëshmon integritet institucional në vendimmarrje. Duke folur për rolin e politikës në raport me shtetin e së drejtës, ai...