Sa demokratik është procesi, kur anëtarët e PD kanë vetëm një kandidat? Topalli: Rasti i Berishës është unik, ka tejkaluar politikën dhe ka hyrë në simbolikë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka komentuar procesin zgjedhor brenda PD-së dhe rolin e Sali Berishës në parti. E pyetur për demokratikën e procesit kur ka vetëm një kandidat, Topalli u fokusua te figura e Berishës, duke e cilësuar rastin e tij si “unik”. Sipas saj, Berisha është përballur me një izolim dhe presion të paprecedentë politik e ndërkombëtar, por pavarësisht kësaj ka arritur të rikthehet përmes mbështetjes së votuesve. Topalli tha se ai ka zhvilluar fushatë edhe në kushte të vështira, duke përmendur heqjen e vulës së partisë dhe situatat ligjore ndaj tij. Ajo shtoi se mbështetja që ai ka marrë nga një numër i madh qytetarësh e vendos figurën e tij në një “territor simbolik”, ku sipas saj nuk funksionon më logjika...
Burimi:
top-channel.tv