Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: Kërcënimi nuk është diplomaci, jemi krah Ukrainës

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: Kërcënimi nuk është diplomaci, jemi krah Ukrainës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në rrjetin social X ndaj njoftimit të Rusisë që u bënte thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi, për shkak të sulmeve të planifikuara. Hoxha e ka cilësuar këtë njoftim si “krejtësisht të papranueshëm”, duke theksuar se kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, por intimidim dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Ai thekson se Shqipëria nuk do të tërhiqet dhe se ambasada shqiptare do të mbetet në Kiev, duke shprehur mbështetjen e plotë për Ukrainën. “Ne qëndrojmë fort me Ukrainën dhe nuk do të intimidohemi”, shkruan ministri. Sipas tij, përgjigja ndaj luftës nuk mund të jetë më shumë dhunë apo sulme ndaj civilëve...