Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme! Përfaqësuesi rus në Shqipëri…
Sulmet ruse në Ukrainë kanë goditur kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e cila njofton se jeta e tij është vënë në rrezik serioz, diçka e papranueshme. Ministria thotë se ambasadori rus në Shqipëri është thirrur për shpjegime. Paralelisht bën thirrje për ndalimin e këtyre sulmeve nga ana e Rusisë dhe kthimin në negociata. “Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor. Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz....
Burimi:
sot.com.al