Rritja e tarifave nga Posta Shqiptare/ Himçi: Kjo është pasojë direkt e korrupsionit

Rritja e tarifave nga Posta Shqiptare/ Himçi: Kjo është pasojë direkt e korrupsionit

Pas publikimit të lajmit për rritjen e tarifave nga Posta Shqiptare ka reaguar deputeti demokrat Bledi Himçi. Sipas tij, kjo është pasojë direkt e korrupsionit. “Kjo barrë bie mbi shtresat më vulnerabël të shoqërisë”, u shpreh ai gjatë një deklarate. Deklarata e plotë: Shqipëria po përballet çdo ditë me një realitet të hidhur, kostoja e jetesës rritet pa pushim, ndërsa të ardhurat e qytetarëve mbeten ndër më të ulëtat në rajon dhe në Europë. Kjo nuk është pasojë e krizave globale apo e zhvillimeve ndërkombëtare. Kjo është pasojë direkte e korrupsionit, keqmenaxhimit dhe kapjes së institucioneve publike nga interesa klienteliste. Rritja e fundit e tarifave nga Posta Shqiptare është një tjetër provë e qartë e kësaj qasjeje të gabuar dhe të padrejtë ndaj qytetarëve. Në...