Rrëzohet kërkesa për interpelancë me kryeministrin Rama për “Smart City”, Balliu: Mungesa e tij, e pajustifikueshme
Kuvendi është mbledhur në seancën e radhës plenare. Në nisje të seancës parlamentare, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi se interpelanca me kryeministrin Rama e kërkuar me urgjencë nga deputetët e PD për ”Smart City”, nuk pranohet. “Kam kthyer përgjigje për mospranim ndaj një kërkese urgjente për një interpelancë nga grupi parlamentar i PD. Nga shqyrtimi i saj rezulton se objekti nuk lidhet drejtpërdrejt me një veprim apo mosveprim konkret të Këshillit të Ministrave, por mbështetet në raportime mediatike, emisione investigative dhe pretendime nga palë të treta. Kërkesa nuk përmbush natyrën dhe qëllimin kushtetues. Kërkesa për interpelancë urgjente nuk pranohet“, tha Peleshi. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u shpreh se mungesa e kryeministrit Rama në sallë është është e pajustifikueshme politikisht. “Është e disata...
Burimi:
sot.com.al