Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin
Byroja e Kuvendit ka rrëzuar ankimimet e deputetëve të PD-së Flamur Noka dhe Elda Hoti, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të Sekretariatit të Etikës. Dy deputetët kishin kundërshtuar masat disiplinore të vendosura ndaj tyre, por Byroja e Kuvendit vendosi të mos pranojë ankimimet e paraqitura. Sekretariati i Etikës kishte vendosur përjashtimin e Flamur Nokës nga punimet e Kuvendit për 20 ditë, si dhe përjashtimin e Elda Hotit për 10 ditë, për shkelje të rregullores së brendshme. Vendimi konfirmon masat e mëparshme disiplinore, duke i lënë në fuqi përjashtimet ndaj dy deputetëve demokratë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi abstenoi gjatë votimit, ndërsa deputeti i PD-së Belind Këlliçi votoi në favor të ankimimeve të paraqitura nga Noka dhe Hoti. Kundër rrëzimit të ankimimeve votuan Blendi...
Burimi:
javanews.al