Rrezikoi pushuesit me gomone, Lamallari: ‘Trimat’ si ky, ta gëzojnë gjobën prej 5 mln lekësh
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ashpër ndaj një rasti të rrezikshëm të evidentuar në plazhin e Dhërmiut, ku një mjet lundrues ka hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pushuesve, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari shkruan se autoritetet nuk do të tolerojnë më sjellje të tilla të papërgjegjshme gjatë sezonit turistik. “Për ‘trimat’ si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla”, tha ministri Lamallari. Sipas tij, Policia e Shtetit ka intensifikuar masat e kontrollit në të gjithë bregdetin shqiptar. Njësia e Posaçme Detare...
Burimi:
javanews.al