Rrethi shtrëngohet, ish-sekretarja e Ballukut paraqitet në SPAK
Ish-sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK. Burime bëjnë me dije se Haxhiademi është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, ndërsa pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje ajo është larguar nga ambientet e institucionit. Haxhiademi është paraqitur edhe më herët në ambientet e SPAK, ku është pyetur në lidhje me dosjen “Balluku”, ku në qendër është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat.
Burimi:
sot.com.al