‘Rrëmbimi’ i dokumentit nga Kuvendi/ PS kërkon përjashtimin e Shehajt, nesër vendos Sekretariati i Etikës

‘Rrëmbimi’ i dokumentit nga Kuvendi/ PS kërkon përjashtimin e Shehajt, nesër vendos Sekretariati i Etikës

agron shehaj-kuvend TIRANË- Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 09:30 për kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe referimin pranë SPAK. PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Shehaj pas publikimit të një videoje ku ai mori një kopje të marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes. PS pretendon se Agron Shehaj, pasi është paraqitur në sallën ku mbahej dokumenti, ka kërkuar ta marrë kopjen fizike me vete, por është kundërshtuar nga stafi i Kuvendit. Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS kërkon që ndaj Shehajt të merret masa e përjashtimit nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca...