Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku ndahen PS dhe PD! Debate mes socialistëve
Pasi votuan me konsensus rezolutën për integrimin, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u ulën së bashku në një prej zyrave të sallës së seancave plenare për të gjetur kompromis mbi Rregulloren e Kuvendit. Në këshillin e mandateve u diskutuan 4 propozime; 3 që vinin nga radhët e socialistëve dhe propozimi i Partisë Demokratike. Demokratët pranuan propozimin e kryetarit të kuvendit Niko Peleshi, që ligjet e nevojshme për integrimin të kalojnë me procedurë të përshpejtuar, por vetëm në rastet kur Brukseli kërkon miratimin e tyre të shpejtë. Socialistët pranuan propozimin e demokratëve që nëse një institucion nuk u jep informacion deputetëve atëhere ndërhyn kryetari i kuvendit që kërkesa e deputetëve të plotësohet. Por socialistët hodhën poshtë kërkesën e opozitës që komisioni i integrimit të ndahet nga...
Burimi:
vizionplus.tv