Rregullorja e Kuvendit/ Propozon i PD: Sekretariati i Etikës me anëtarë të barabartë
Me amendamentet e propozuara për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratike synon t’i vërë fre përjashtimeve nga seancat plenare. PD kërkon ndryshimin e përbërjes së sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i cili aktualisht përbëhet nga 5 anëtarë, 3 PS dhe 2 PD. Grupi parlamentar i PD-së, propozon që sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën të përbëhet nga një sekretar dhe pesë anëtarë, në raporte të barabarta ndërmjet shumicës dhe pakicës parlamentare. Sipas tyre, etika dhe rregulli në veprimtarinë e Kuvendit duhet të ushtrohet në mënyrë të përbashkët, ose në të kundërt ky sekretariat ashtu si edhe masat disiplinore mund të përdoren si një instrument politik në duart e mazhorancës. “Për çështjet që trajton ky Sekretariat duhet të ketë përpjekje të sinqerta ndërmjet palëve për të...
Burimi:
opinion.al