Romeo Kara paralajmëron fundin e epokës Rama-Berisha: Si e ktheu kasta politike Shqipërinë në shtet-kartel dhe si…
Juristi Romeo Kara ka komentuar protestat që po zhvillohen prej javësh në Tiranë, duke i cilësuar ato si një shfaqje të qartë të revoltës qytetare kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe asaj që ai e konsideron si kapje të shtetit nga interesa të ngushta politike e oligarkike. Në një reagim për gazetën “SOT”, Kara shprehet se tubimet e vazhdueshme në bulevard kanë tejkaluar dimensionin e një proteste të zakonshme politike dhe janë shndërruar në një manifestim të sovranitetit popullor, ku qytetarët po kërkojnë rikthimin e shtetit në shërbim të interesit publik. Në analizën e tij, ai ngre akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar korrupsionin si tradhtinë më të madhe ndaj qytetarëve dhe duke argumentuar se institucionet janë vënë në funksion të mbrojtjes së një sistemi...
Burimi:
sot.com.al