Rojet e ‘Major Security’ dhunuan banorët në Zvërnec! Deputeti i Vlorës: T’i hiqet licenca kompanisë së sigurisë
Ardit Bido VLORË-Deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Ardit Bido ka reagur sërish lidhur me dhunimin e banorëve nga roje privatë të kompanisë 'Major Security' gjatë protestës kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Deputeti socialist teksa ka përshëndetur arrestimin e rojës privat Gerald Biba dhe nisjen e hetimeve ndaj zinxhirit komandues të Policisë në Vlorë, ka kërkuar heqjen e licencës kompanisë së sigurisë ‘Major Security’. Bido ka ritheksuar se forca e shtetit nuk mund të privatizohet. Edhe në një reagim të ndarë një ditë më parë (30 maj), deputeti dënoi ngjarjen duke theksuar se konfliktet e pronave qofshin apo private nuk duhet të zgjidhen me forcë. Lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia ka arrestuar Geraldo Bibën, rojen...
Burimi:
zeri.ai