Rikonstruktohet “Vilson Blloshmi”, Rama: Gati të presë 450 nxënës me standarde bashkëkohore

Rikonstruktohet “Vilson Blloshmi”, Rama: Gati të presë 450 nxënës me standarde bashkëkohore

Shkolla “Vilson Blloshmi” në Librazhd është rikonstruktuar plotësisht dhe do të hapë dyert për 450 nxënës në vitin e ri shkollor, duke ofruar ambiente moderne dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor. Investimi është realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd dhe përfshin rikonstruksionin e plotë të godinës, ndërtimin e një palestre të re, si dhe terrene sportive, duke krijuar kushte më të mira për mësim, sport dhe aktivitete të ndryshme për nxënësit dhe stafin pedagogjik. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla e rikonstruktuar, ndërsa thekson se objekti është transformuar sipas standardeve bashkëkohore. “Një tjetër shkollë e re, me të gjitha kushtet dhe sipas standardeve bashkëkohore, për 450 nxënës të Librazhdit. Falë investimit të Ministrisë së Arsimit...