Rezoluta për integrimin, Berisha: Asnjë vlerësim për punën e qeverisë

Rezoluta për integrimin, Berisha: Asnjë vlerësim për punën e qeverisë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi duke iu përgjigjur deklaratave të Ramës lidhur me votimin nga opozita të rezolutës për integrimin.  Berisha theksoi se rezoluta nuk ka asnjë fjalë vlerësimi për punën e qeverisë, por thjesht rreshton kërkesat dhe detyrat të domosdoshme për procesin e integrimit. Kryedemokrati vë në dukje të vetmin kriter që Shqipëria plotëson është ai gjeopolitik.  “Në monologun e tij, ndër të tjera, u ndal dhe tek rezoluta që u votua në parlament, duke pretenduar se opozita e votoi pasi konstatoi se po zhbllokohet IBAR. E vërteta është se, opozita ka një tezë nga e cila nuk lëviz, se Shqipëria përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson absolutisht asnjë kriter për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por opozita e mbështet këtë proces...