Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës europiane”. Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës europiane”. Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave

Kryeministri Edi Rama ka komentuar bashkimin e forcave politike në Kuvend për miratimin e rezolutës lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në podcastin e tij të përjavshëm “Flasim”, Rama e cilësoi pozitiv faktin që opozita iu bashkua shumicës qeverisëse për një çështje që lidhet me integrimin europian të vendit. “Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është...