‘Revolucioni i Flamingove’/ Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës, ditët e tij…

‘Revolucioni i Flamingove’/ Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës, ditët e tij…

Diplomati Agim Nesho ka reaguar përmes një statusi të publikuar në rrjetin social X, ku ka synuar të sqarojë edhe opinionin ndërkombëtar mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe arsyet e protestave që po zhvillohen në vend. Në mesazhin e tij, të shkruar në gjuhën angleze, Nesho thekson se “Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të shfrenuar të Edi Ramës”, të cilin ai e cilëson me nofkën “Ramaduro”. Sipas tij, pas 12 vitesh qeverisje dhe “të paktën tre zgjedhjeve të vjedhura”, përfshirë zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, të cilat, sipas Neshos, nuk u njohën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Rama siguroi një supermazhorancë që i jep mundësinë të ndryshojë ligjet dhe Kushtetutën. “Ditët e Ramës tashmë janë të numëruara”, shkruan ai....