‘Revolucion’ – Shqiptarët e diasporës në Toronto kundër Ramës: Shqipëria është e jona!

‘Revolucion’ – Shqiptarët e diasporës në Toronto kundër Ramës: Shqipëria është e jona!

 Protesta masive janë mbajtur në mbarë diasporën shqiptare, teksa kryeministri Edi Rama vijon të shpërfillë kërkesat e protestuesve jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij. Qindra qytetarë kanë protestuar në Toronto në Kanada, duke iu bashkuar thirrje të bashkatdhetarëve shqiptarë nëpër botë. Në thirrjet e tyre, diaspora shqiptare kërkon Revolucion, një kërkesë që është përdorur edhe nga protestuesit në Tiranë dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, sikurse edhe nëpër kryeqytete të shumta evropiane. Teksa kanë brohoritur në kor ‘Shqipëri’, shqiptarët në diasporë i kanë kujtuar Ramës, se Shqipëria është e tyre dhe jo e pushtetarëve. Më herët, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e organizuara në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, ku kërkohet dorëheqja e tij.  Në një postim në Facebook, Rama...