Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Turizmi u godit pa mëshirë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të shtunë në lidhje me sulmin online ndaj disa prej bizneseve shqiptare në vend, duke ndikuar në uljen e vlerësimit të tyre në mënyrë fiktive në Google. Kryeministri Rama, në postimin e tij e quan atë goditje pabesisht ndaj sipërmarrjeve vendase. “Ekonomia jonë e turizmit u godit pa mëshirë nga terrori dixhital kundër ndërmarrjeve të mikpritjes në kulmin e sezonit. Artikulli nga @TiranaExaminer shpjegon se si një organizatë e motivuar politikisht u shndërrua në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë nga turizmi”, shkruan Rama. Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit. Artikulli i @TiranaExaminer shpjegon se si një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion...
Burimi:
vizionplus.tv