Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos bëhet në Shqipëri

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos bëhet në Shqipëri

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Samiti i NATO-s për vitin 2027 do të mbahet në Tiranë, pas një vendimi unanim të aleatëve në takimin e radhës në Hagë në qershor 2025. Asokohe në delegacionin e kryesuar nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria rikonfirmoi angazhimin e saj për mbrojtje, qëndrueshmëri dhe siguri kolektive. Por sipas një artikulli të publikuar nga Reuters, Shqipëria mund të mos jetë vendi që do të mirëpresë samitin. Ndërsa udhëheqësit e NATO-s përgatiten për samitin që do të mbahet javën e ardhshme në Turqi, planet për një samit të Aleancës në Shqipëri vitin e ardhshëm janë vënë në pikëpyetje për shkak të kundërshtimit nga administrata Trump dhe pakënaqësisë së disa vendeve anëtare të NATO-s me nivelin e ulët të shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen. Këtë e...