Rënie drastike e votuesve në zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje! e para, rritet LDK me Vjosa Osmanin

Rënie drastike e votuesve në zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje! e para, rritet LDK me Vjosa Osmanin

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës nuk kanë ndryshuar renditjen e forcave politike në Kosovë, por kanë sjellë lëvizje në mbështetjen elektorale të partive.Sipas rezultateve preliminare pas numërimit të 99.40 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë sërish forca e parë politike në vend me 42.92 për qind të votave.Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ruajtur pozitën e dytë me 21.06 për qind të votave.Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka siguruar 17.61 për qind të votave.Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 7.18 për qind të votave.Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate (PSD) nuk ka arritur të sigurojë përfaqësim parlamentar. Sipas rezultateve preliminare, ajo ka marrë vetëm 0.27 për qind të votave, ose më pak se 2 mijë vota në nivel...