‘Reforma territoriale po përdoret nga partia-shtet’, Zhupa: PS kërkon të shkrijë bashkitë që drejtohen nga PD
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj draftit të reformës territoriale të dorëzuar nga Partia Socialiste, duke e cilësuar atë një projekt të motivuar nga interesa elektorale dhe jo nga nevojat e qytetarëve. Sipas Zhupës, drafti parashikon shkrirjen dhe rigrupimin e katër prej gjashtë bashkive që drejtohen nga opozita, Memaliaj, Pukë, Fushë-Arrëz dhe Kavajë, pa një analizë të qartë për përmirësimin e shërbimeve, pa konsultim me komunitetet dhe pushtetin vendor dhe pa transparencë. Ajo theksoi se një reformë territoriale duhet të mbështetet në kritere objektive, si zhvillimi ekonomik dhe interesi i qytetarëve, ndërsa shtoi se reagimi publik dhe denoncimet në kohë bënë të mundur që Konispoli dhe Delvina të mos përfshiheshin në planin e socialistëve për t’u shkrirë. Statusi i plotë i Ina...
Burimi:
sot.com.al