Reforma Territoriale/ PD udhëzon strukturat: Mbledhje urgjente brenda javës, të mbështeten protestat kundër draftit të PS

Reforma Territoriale/ PD udhëzon strukturat: Mbledhje urgjente brenda javës, të mbështeten protestat kundër draftit të PS

partia demokratike-udhezuesi TIRANË- Partia Demokratike ka përgatitur një udhëzim për strukturat e saj në të gjithë vendin, me qëllim mbështetjen e qytetarëve që kundërshtojnë propozimin e mazhorancës për hartën e re administrativo-territoriale. Në udhëzimin e firmosur nga sekretari Organizativ i PD-së, Klevis Balliu, dhe sekretari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, kërkohet organizimi dhe mbështetja e qytetarëve në zonat ku parashikohet shkrirja apo bashkimi i bashkive. Në udhëzim kërkohet mobilizimi i qytetarëve dhe mbështetja e reagimeve lokale kundër projektit të qeverisë për riorganizimin e hartës territoriale. Po ashtu, strukturave të partisë u kërkohet bashkëpunimi me këshilltarët bashkiakë të të gjitha forcave politike që kundërshtojnë reduktimin e numrit të bashkive. Sipas PD-së, reforma e propozuar nga mazhoranca prek drejtpërdrejt vetëqeverisjen vendore.  Partia Demokratike thekson se versioni i saj...