Reforma Territoriale “ngec” në Kuvend, raporti jashtë seancës së fundit! Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten
kuvend-rendi i dites TIRANË- Raporti i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale nuk është përfshirë në rendin e ditës të seancës plenare të 23 korrikut, edhe pse kjo ishte parashikuar të ishte seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar. Në rendin e ditës të publikuar nga Kuvendi mungon pika për raportin e Komisionit të Posaçëm, ndonëse afati i funksionimit të këtij komisioni përfundoi më 15 korrik. Megjithatë, paraditen e të enjtes, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të diskutojë kalendarin e punimeve për periudhën 27–31 korrik, për të vendosur gjithasthu nëse do të zhvillohet një tjetër seancë plenare. Sipas burimeve, 27 korriku konsiderohet data më e mundshme për zhvillimin e një seance tjetër, nëse Konferenca e Kryetarëve jep miratimin. Ndërkohë, Partia Socialiste ka deklaruar se...
Burimi:
zeri.ai