Reforma territoriale, kryebashkiaku me 7 mandate: Nuk jam i qartë çfarë do të ndodhë me Maliqin!

Reforma territoriale, kryebashkiaku me 7 mandate: Nuk jam i qartë çfarë do të ndodhë me Maliqin!

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka folur për herë të parë për shkrirjen e saj si rezultat i reformës së re territoriale. Topçiu shprehu se as ai nuk është ende i qartë se çfarë do të ndodhë konkretisht dhe se cili do të jetë statusi i qyteteve dhe bashkive, i kompetencave dhe i financave. Më tej ai tha se bashkimi i Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës nuk është problem nëse shërbimet ndaj qytetarëve nuk largohen. “Ende unë jam i paqartë për atë çfarë do të ndodhë në kuptimin çfarë do të ndryshojë në qoftë se do të miratohet kjo reformë e re, cila do të jetë statusi i qyteteve tona, i bashkive tona, i kompetencave, i financave, i investimeve. Problematikat janë...