Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme dhe të kundërligjshme nga Reforma Territoriale, duke theksuar se kryeministri Rama nuk ka asnjë reformë. Ndërkohë, ai tha gjithashtu se kryeministri po bën gjithçka për një konfrontim. Sipas Berishës, opozita ka bërë përpjekje për të kontribuar në këtë proces përmes komisionit të reformës territoriale, ndërsa pretendoi se projektet e përgatitura nga PD synonin shtimin e bashkive dhe rikthimin e komunave sipas ndryshimeve demografike. Sakaq, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë për këtë çështje. “Opozita në një përpjekje të jashtëzakonshme, e mbajti parlamentin pesë orë me dy çështje kryesore, reforma territoriale dhe çështja e dytë, kërkesat e protestuesve jashtë parlamentit,...