“Reforma e 2014-tës shpopulloi Shqipërinë”, Berisha: Mbyllja e komunave ndikoi në jetesën e qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për reformën territoriale, duke kundërshtuar propozimin e mazhorancës për shkrirjen 15 bashkive të vendit. Në një konferencë për mediat, Berisha solli në vemendjen reformën e vitit 2014, ku u mbyllën komunat dhe u bashkian me bashkitë. Sipas tij, ky vendim i asaj kohe ndikoi në jetesën e qytetarëve dhe në shpopullimin masiv të vendi. “Reforma territoriale është një reformë e një rëndësie jetike për komunitetet lokale dhe shoqërinë shqiptare.Antireforma territoriale e vitit 2014 u faktua në përfundimtare si një Levë Arkimedi për shpopullimin e Shqipërisë. U faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme si një shtyllë kryesore e platformës së Vaso Çubrilloviçit për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Cilido që lexon elaboratet e akademikut racist kriminel,...
Burimi:
vizionplus.tv