Refleksion i thellë për protestën/ Rama: Pas pak ditësh do t’u informojë
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestave të fundit, duke deklaruar se ato, sipas tij, janë “marrë peng” nga individë që i kanë dhënë një tjetër drejtim dhe i kanë kthyer në një pasqyrim të opozitës. Gjatë një deklarate publike, Rama tha se protesta është larguar nga qëllimi fillestar dhe është shndërruar në atë që ai e cilësoi si një “shëmbëlltyrë simetrike” me opozitën. “Ai bulevard është i ndarë për histori. Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re. Historia e sorrave dhe korbave që e kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e asaj opozite që tani nuk dihet më ku është”, deklaroi Rama. Kryeministri pretendoi se protestat përfaqësojnë, sipas tij, rikthimin e fenomeneve të së...
Burimi:
ntv.al