Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë
Kanë dalë rezultatet e votimit për rikonfirmimin e Sali Berishës në disa degë të Partisë Demokratike. Në Bashkinë e Selenicës, nga 270 anëtarë në listat e reformuara të PD-së, morën pjesë në votim 157 demokratë. Prej tyre, 147 votuan pro Sali Berishës, ndërsa 10 vota rezultuan kundër. Pjesëmarrja më e dobët është regjistruar në Postec, ku nga 66 votues aktivë në degë janë paraqitur vetëm 15 persona. Sali Berisha ka marrë 13 vota pro, ndërsa është regjistruar 1 abstenim dhe 1 votë e pavlefshme. Ndërkohë, në Këlcyrë, nga 232 votues në total, 205 kanë votuar pro Berishës, 16 kundër, ndërsa janë regjistruar edhe 10 abstenime dhe 1 votë e pavlefshme. Edhe në Përmet pjesëmarrja ka qenë nën pritshmëri. Nga 400 votues të regjistruar, në referendum...
Burimi:
javanews.al