Referendumi për kryetarin e PD, Kaso: Ka masivitet, do të ketë shpallje paraprake të rezultatit

Referendumi për kryetarin e PD, Kaso: Ka masivitet, do të ketë shpallje paraprake të rezultatit

Deputeti demokrat Ivi Kaso ndau detaje nga procesi i referendumit që po zhvillohet këtë të shtunë në PD për kryetarin e partisë. Siç u shpreh Kaso për mediat, pjesëmarrja në këtë proces është masive dhe tanimë po mblidhen të dhënat e para. Kaso nënvizoi se do të ketë shpallje paraprake të rezultatit nga KOKOE në momentin e mbylljes së procesit të votimit, parashikuar për në orën 18:00 “Procesi ka nisur në gjithë vendin pa asnjë problematikë. Ka masivitet deri tani, jemi duke mbledhur të dhënat e para, të cilat do bëhen publike nga KOKOE për publikun sa të përpunohen. Është për t’u përshëndetur fakti që demokratët janë pranë qendrave të votimit në degët e tyre dhe me votën e tyre do të zgjedhin kryetarin e...