Referendumi për Berishën, Kaso: Procesi i qetë/ Demokrati refuzon të thotë sa anëtarë do të votojnë

Referendumi për Berishën, Kaso: Procesi i qetë/ Demokrati refuzon të thotë sa anëtarë do të votojnë

Demokrati Ivi Kaso, deklaroi se votimi në referendumin në PD po zhvillohet normalisht në të gjithë vendin, pa asnjë problematikë. Sipas tij, ka pjesëmarrje të lartë dhe të dhënat e para po mblidhen, ndërsa do të publikohen nga Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale (KOKOE) sapo të përpunohen. Kaso tha se demokratët janë të pranishëm pranë qendrave të votimit dhe po ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur kryetarin e partisë. Ai sqaroi gjithashtu se rezultati paraprak do të shpallet pas mbylljes së votimit në orën 18:00, kur të dhënat elektronike do të dërgohen në selinë qendrore dhe do të përgatitet tabela përmbledhëse. “Procesi ka nisur në gjithë vendin pa asnjë problematikë. Ka masivitet deri tani, jemi duke mbledhur të dhënat e...