Referendumi për Berishën/ Deri në orën 15:00 votuan 28 mijë anëtarë, pjesëmarrje më e ulët se në 2021
KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku sot po votohet për kryetarin dhe kandidat i vetëm është Sali Berisha. Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Albana Vokshi ka bërë me dije se deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 demokratë. Sipas saj, numri më i ulët i votuesve, krahasuar me zgjedhjet e kaluara justifikohet me pastrimin e listave të anëtarëve. “Atëherë, kohë pas kohe po jap informacionin e orës 3. Në daljen e fundit ju informuam për pjesëmarrjen midis orës 12 e gjysmë. Nga kontaktet që kemi pasur me të gjitha degët, po ju informoj që pjesëmarrja deri në orën 15:00 në 77 degët e Partisë Demokratike, rezulton që të jetë 28,379 votues”. Kjo është shifër është tejet...
Burimi:
javanews.al