Referendumi i votëbesimit për kreun e PD-së/ Në Shkodër 6800 anëtarë me të drejtë vote

Referendumi i votëbesimit për kreun e PD-së/ Në Shkodër 6800 anëtarë me të drejtë vote

Në selinë e PD-së në Shkodër votimi ka nisur në orën 08:00. Ka një pjesëmarrje të lartë, raportojnë anëtarët e komisionit të votimit. Në kryeqendrën e veriut kanë të drejtë vote 6800 anëtarë të PD-së.  Në Shkodër janë dy QV, ndërsa është shtuar një QV në zonën e Bërdicës ku do të votojnë demokratët e zonës së Nënshkodrës. Procesi është i qetë dhe pritet të ketë një pjesëmarrje të lartë në referendumin e votëbesimit për kreun e PD-së. Kryetarja e komisionit të QV së ngritur në seli tha se procesi ka nisur i qetë. "Eshtë një proces që duhet të bëjë bashkë të gjithë demokratët dhe pa diskutim të çojë PD-në drejt fitoreve të kauzave të saj dhe fitore të PD-së në Shqipëri që të largohet një herë e mirë kjo...