Referendumi i PD/ Hapen qendrat e votimit në të gjithë vendin, votohet për kryetarin
Partia Demokratike zhvillon referendumin për zgjedhjen e kryetarit e PD. Procesi i votimit nisi që në orën 08.00 dhe do të përfundojë në orën 18.00. Votimi për zgjedhjen e kreut të PD do të mbahet sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. Gjithsej në të gjithë vendin do të hapen 87 qendra të votimit, që do t’u mundësojnë anëtarëve të PD të votojnë për kryetarin e tyre. Në garë do të jetë vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë. Berisha deklaroi se votimet, edhe pse me një kandidat të vetëm, janë demokratike dhe synojnë ripërtëritjen e Partisë Demokratike. Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë votat do...
Burimi:
syri.net