Redi Muçi: Shpallni zgjedhjet e parakohshme! Bido i përgjigjet: Ti je tradhtar, ne punojmë të nxjerrim lekët me djersën e ballit

Redi Muçi: Shpallni zgjedhjet e parakohshme! Bido i përgjigjet: Ti je tradhtar, ne punojmë të nxjerrim lekët me djersën e ballit

Seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, në fjalën e tij në nisje të seancës, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ai u shpreh se protestat e qytetarëve po vijojnë prej 33 ditësh, duke theksuar se sipas tij qeveria ka humbur legjitimitetin për të qeverisur. Muçi solli si shembull edhe situatën politike në Mbretërinë e Bashkuar, duke deklaruar se ndërrimi i shpeshtë i kryeministrave atje tregon përgjegjshmëri politike kur nuk përmbushen pritshmëritë e qytetarëve. “Shpresoni se duke i marrë një më një me biografi do të trembni protestuesit. Por ata protestojnë dhe po vijojnë për 33 ditë. Ata kanë kuptuar se nuk...