Reagon Ilir Meta: Më rrinte kostumi i madh? S’jam pa ngrënë, por stërvitem 4 orë në ditë! Ngjyra e lëkurës…

Reagon Ilir Meta: Më rrinte kostumi i madh? S’jam pa ngrënë, por stërvitem 4 orë në ditë! Ngjyra e lëkurës…

“Jam shumë mirë fizikisht dhe mendërisht“, thotë Ilir Meta, një ditë pasi opinioni publik u përball me gjendjen e transformuar të ish kreut të shtetit në kafazin e qelqtë në seancën e parë gjyqësore të mbajtur ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhit. “Gjendja ime fizike, shëndetësore  dhe mendore është më e mirë se kurrë, pavarësisht gjithë privacioneve të bëra publike.  Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën 4 orë në ditë, e sidomos me ushtrimet për muskujt e barkut. Po kështu, dieta ime është shumë e shëndetshme falë edhe përkujdesjes së motrës time dhe jo vetëm. Nëse shqetësimi është për modelin...