Raporton nesër para Komisionit të Senatin amerikan, Eric Wendt një hap pranë postit të ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri

Raporton nesër para Komisionit të Senatin amerikan, Eric Wendt një hap pranë postit të ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri

Gjenerallejtënanti në pension Eric Wendt pritet të dalë nesër para Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, në kuadër të procesit të konfirmimit të tij si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Seanca dëgjimore do të zhvillohet më 20 maj 2026 në Senatin amerikan, ku Wendt do të prezantojë vizionin dhe prioritetet e tij diplomatike, ndërsa senatorët do ta pyesin lidhur me përvojën dhe rolin që mund të luajë në forcimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Uashingtonit. Kandidatura e tij vjen pas një karriere të gjatë ushtarake prej mbi tre dekadash në ushtrinë amerikane. Aktualisht ai është profesor në Naval Postgraduate School, ku ligjëron mbi komandën dhe lidershipin. Gjatë shërbimit aktiv si gjeneral me tre yje, Wendt ka mbajtur poste të...