Raporti i “Reporterëve pa Kufij”/ Xhixho: Shqipëria sërish rënie në renditjen ndërkombëtare për lirinë e shtypit
Deputetja e PL, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat, duke iu referuar raportit të “Reporterëve pa Kufij”, tha se Shqipëria ka pësuar sërish rënie në renditjen ndërkombëtare për lirinë e shtypit. Xhixho tha se rënia është e pandalshme nga viti në vit dhe ky është një tregues i qartë se vendi mjerisht ynë po largohet gjithmonë e më shumë nga standardet normale demokratike europiane dhe po zhytet në një autokraci mafioze elektorale. “ Raporti evidenton se gazetarët në Shqipëri përballen çdo ditë me pengesa dhe vështirësi ekstremalisht serioze për të marrë informacion. Institucionet publike vazhdojnë të funksionojnë si bunkerë me mungesë totale transparence, duke penguar të drejtën e ligjshme të qytetarëve për t’u informuar. Po ashtu, raporti nënvizon presionin në rritje ndaj...
Burimi:
sot.com.al