Raporti i PS për integrimin në BE/ Berisha: Përse nuk e lexoni në parlament, keni shkruar vetëm mashtrime

Raporti i PS për integrimin në BE/ Berisha: Përse nuk e lexoni në parlament, keni shkruar vetëm mashtrime

Kryetari i PD Sali Berisha kërkoi që raporti i qeverisë për integrimin në BE, të lexohet në Kuvend. Berisha thotë se raporti është i mbushur me mashtrime nga PS dhe se qeveria e Ramës kërkojnë që t’ia fshehin të vërtetën qytetarëve. “Keni paraqitur raportin mbi integrimin në BE, i cili nga alfa te omega, është mashtrim dhe vetëm mashtrim. Ky është një akt i rëndë në një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët, ju paraqisni një raport që nuk guxoni ta lexoni dhe vendosni që raporti të mos lexohet që qytetarët të mos njihen me mashtrimet tuaja. Kërkoj të tërhiqet menjëherë raporti. Është fund e krye mashtrime dhe burokraci. Përsa i përket performancës, janë trillime. Të gjitha nxihen nga një figurë, Rama dhe Lubia. Ajo...