‘Raporti i PE konfirmon krizën e demokracisë në vend’/ Kedhi: Shqipëria po përjeton një anormalitet institucional të paprecedentë
I ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV, me moderatorin Edvin Parruca, Nikola Kedhi, këshilltar i grupit parlamentar të PD, deklaroi se në Parlamentin shqiptar po kufizohet debati dhe roli i opozitës, ndërsa mazhoranca po pengon kontrollin institucional. Ai akuzoi kryeministrin për mungesë llogaridhënieje, mosparaqitje në interpelanca dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kedhi tha se raporti i Parlamentit Europian paraqet një tablo të zymtë për Shqipërinë, duke evidentuar probleme me zgjedhjet, presionin ndaj votuesve, median dhe ndërthurjen e shtetit me partinë në pushtet. Sipas tij, vendi ndodhet në një “puç institucional”, ku pushteti po shmang kontrollin demokratik. Kedhi: Në parlamentin e Republikës së Shqipërisë, prej kohësh nuk lejohet që të diskutohet asgjë thelbësore. Kryeministri nuk pranon të paraqitet në interpelanca kurtiret, institucionet...
Burimi:
syri.net