Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së
Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e radhës Ndërqeveritare me Shqipërinë, për të diskutuar rreth mbylljes së kapitujve për integrimin në Bashkimin Europian. Gazetari i Klan News Vladimir Lame raporton se Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) për Shqipërinë ka avancuar zyrtarisht përtej nivelit të grupit teknik duke u përfshirë në agjendën e mbledhjes të së premtes të ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së. Raporti mund të miratohet nesër si një “pikë I” pa diskutim nga ambasadorët. Miratimi formal nga COREPER do të hapë rrugën për mbledhjen e konferencës ndërqeveritare më 26 maj për të filluar mbylljen e kapitujve të negociatave. Që Shqipëria është vetëm një hap larg mbylljes së kapitujve me BE-në, këtë e tha edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant...
Burimi:
javanews.al