Raporti i dorëzuar në Kuvend përplas institucionet/ Avokatura e Shtetit: Në 12 raste u mohua aksesi në drejtësi. Reagon Kushtetuesja
Raporti vjetor i avokaturës së shtetit dorëzuar Kuvendit dhe ku evidentohet zvarritje e drejtësisë dhe të aksesit në Gjykatën Kushtetuese, kanë thyer heshtjen e kësaj të fundit. Përplasja mes dy institucioneve u krijua nga analizimi i avokaturës ndaj vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në 12 raste janë konstatuar shkelje të konventës, për të cilat shteti shqiptar detyrohet të dëmshpërblejë për mohim të aksesit në drejtësi. Gjykata Kushtetuese nuk i ka pritur mirë këto konstatime dhe ndaj reagon duke bërë apel për kujdes, objektivitet dhe shmangie të perceptimeve të pasakta. Edhe më parë gjykata ka bërë thirrje për maturi dhe kujdes në deklaratat e aktorëve ose personave të përfshirë në diskutimin publik për institucionin dhe shqytarët e saj, thuhet në reagimin publik....
Burimi:
javanews.al