Raporti i DASH: Shqipëria dhe Kosova në vijën e parë të strategjisë amerikane në Ballkan
Shtetet e Bashkuara po ripërcaktojnë qasjen e tyre ndaj Ballkanit Perëndimor – më pak ndërhyrje direkte dhe më shumë partneritete strategjike me aktorët lokalë.Në këtë vizion të ri të artikuluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Shqipëria dhe Kosova shfaqen si dy nga partnerët më të rëndësishëm të Washington-it në rajon.Në raportin e dorëzuar Kongresit Amerikan mbi politikën e SHBA-ve për promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, administrata amerikane thekson se epoka e “nation-building” ka përfunduar.“Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor nuk ka të bëjë më me shpëtimin apo rindërtimin, por me stabilitetin dhe partneritete reciprokisht të dobishme”, thuhet në dokument, ndërsa theksohet se Washingtoni synon të fuqizojë aktorët lokalë për të zgjidhur vetë sfidat e tyre.Në këtë arkitekturë të re, Shqipëria dhe Kosova renditen...
Burimi:
ntv.al