Raporti i DASH për sigurinë, Tabaku: Investimet kërkojnë sundim të ligjit, jo ligje me porosi!

Raporti i DASH për sigurinë, Tabaku: Investimet kërkojnë sundim të ligjit, jo ligje me porosi!

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSAC nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke ngritur shqetësimin se pasiguria institucionale, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po pengojnë investimet e huaja në Shqipëri. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se raporti është hartuar si një udhëzues praktik për sektorin privat amerikan dhe për bizneset që shqyrtojnë mundësinë e investimit dhe operimit në Shqipëri. Për këtë arsye, sipas saj, gjetjet e dokumentit duhet të merren seriozisht nga institucionet shqiptare. Tabaku evidenton se, sipas raportit, krimi i regjistruar është rritur me rreth 17%, ndërsa problematikat e sigurisë reflektohen edhe në mjedisin ekonomik dhe në pastrimin e parave në sektorë të ndryshëm. Megjithatë, deputetja demokrate...