Raporti i Avokatit të Popullit, Bardhi: Provokim për opozitën, është zgjedhur në flagrancë me Kushtetutën

Raporti i Avokatit të Popullit, Bardhi: Provokim për opozitën, është zgjedhur në flagrancë me Kushtetutën

Pasi Niko Peleshi prezantoi pikën e radhës të rendit të ditës për raportimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabanit në Kuvend, Gazment Bardhi kundërshtoi duke thënë se është provokim ndaj opozitës. Kreu i grupit parlamentar të PD tha se Shabani është ushtar i Ramës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për çështjen. “S’mund ta provokoni opozitën duke sjellë për të raportuar në këtë seancë një njeri që është zgjedhur në flagrancë me Kushtetutën. Një njeri që ka keqpëdorur vullnetin e deputetëve të opozitës për të uzurpuar një pozicion kushtetues. Nuk kemi nevojë të dëgjojmë një njeri që s’ka ngritur kurrë zërin gjithë këto muaj, është sjellë si ushtar partie dhe jo si Avokat i Popullit. Largojeni nga salla e parlamentit! Keni shkelur Kushtetutën,...